Ronaldo ka ende motiv të madh për të luajtur për Portugalinë
- Portugezi Kristiano Ronaldo në janar do të mbushë 40 vjet, por megjithatë thotë se ka motiv të madh për të luajtur për kombëtaren e vendit të tij.
- Post By Fami Bajrami
- 11:30, 3 shtator, 2024
Lisbonë, 3 shtator, 2024 (MIA) - Portugezi Kristiano Ronaldo në janar do të mbushë 40 vjet, por megjithatë thotë se ka motiv të madh për të luajtur për kombëtaren e vendit të tij.
Pas Kampionatit evropian në Gjermani, u paraqitën informacione se kjo do të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e kombëtares, por në një intervistë për mediat portigeze, ai i mohoi kategorikisht.
"Në media kishte spekulime se nuk do të luaj më për kombëtaren, por kjo nuk erdhi nga unë, sepse as që e kisha menduar këtë. Kam ende shumë motivim për të performuar për vendin tim dhe mezi pres të vesh sërish fanellën e Portugalisë", tha një nga futbollistët më të mirë në histori.
Sulmuesi i Al-Nasër theksoi se ambicjet e tij janë gjithmonë më të lartat dhe se aktualisht dëshiron të fitojë Ligën e Kombeve me kombëtaren portugeze.
"Shpesh përsëritem lidhur me këtë çështje, por duhet patjetër të them që nuk bëj kurrë plane afatgjata. Unë gjithmonë përpiqem të përqendrohem plotësisht në gjënë e parë që më del përpara, e ajo është Liga e Kombeve për momentin. Portugalia ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe synimi ynë kryesor është ta fitojmë këtë kompeticion. Veçmë e kemi arritur një herë këtë, kështu që duam ta bëjmë përsëri", deklaroi Ronaldo.
Kujtojmë se Portugalia ndodhet në Grupin 1 të Divizionit A të Ligës së Kombeve, ku rivalë të saj do të jenë kombëtaret e Kroacisë, Skocisë dhe Polonisë. rq/bsh/
Foto: printskrin