Ronaldo e theu rekordin e Milerit për gola me kokë në ndeshjet zyrtare
- Futbollisti i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo, mbrëmë në Taif shënoi gol kundër Monastirit (4:1) në ndeshjen e xhiros së dytë të Kupës së Kampionëve Arab për Klube. Portugezi e goditi golin e kundërshtarit me kokë në minutën e 74-të, duke e kaluar në atë moment ekipin e tij 2:1.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:33, 1 gusht, 2023
Taif, 1 gusht 2023 (MIA) – Futbollisti i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo, mbrëmë në Taif shënoi gol kundër Monastirit (4:1) në ndeshjen e xhiros së dytë të Kupës së Kampionëve Arab për Klube. Portugezi e goditi golin e kundërshtarit me kokë në minutën e 74-të, duke e kaluar në atë moment ekipin e tij 2:1.
Për Ronaldon, ky gol ishte i 145-ti me kokë në karrierë. Ai depërtoi në vendin e parë në këtë kategori statistikore në historinë e futbollit.
Portugezi ka mbërriti sulmuesin gjerman Gerd Milerin, i cili me kok[ ka shënuar 144 gola me kokë në karrierë. Spanjolli Santilana është i treti me 125 goditje me kokë, ndërsa braziliani Pele është i katërti me 124.
Foto: EPA