Ronaldo e do Ançelotin për trajner të Brazilit
- Futbollisti brazilian Ronaldo i cili ka luajtur për Real Madridin dhe Milanin, dëshiron ta shohë Karlo Ançelotin si trajner të kombëtares braziliane, transmeton "Relevo".
- Post By Fami Bajrami
- 11:57, 8 shkurt, 2025
![Ronaldo e do Ançelotin për trajner të Brazilit](https://mia.mk/images/20250208115725_big_730x400_14.webp )
Rio de Zhaneiro, 8 shkurt 2025 (MIA) - Futbollisti brazilian Ronaldo i cili ka luajtur për Real Madridin dhe Milanin, dëshiron ta shohë Karlo Ançelotin si trajner të kombëtares braziliane, transmeton "Relevo".
Ronaldo planifikon të kandidojë për president të Federatës braziliane të futbollit në mars të vitit 2026. Nëse fiton, ai shpreson ta thërrasë Ançelotin në reprezentacion.
Të dyja palët ende nuk kanë diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm. Ronaldo thekson se është i gatshëm t'i ofrojë punë në reprezentacionin e Brazilit nëse Ançeloti shkarkohet nga klubi ose nëse i skadon kontrata.
Kontrata aktuale e Ançelotit me klubin mbretëror është deri më 30 qershor 2026.
Foto: EPA