• e premte, 05 korrik 2024

Romano: Liverpul nuk do ta shkarkojë Klopin, nuk ka negociata me trajnerë të tjerë

Romano: Liverpul nuk do ta shkarkojë Klopin, nuk ka negociata me trajnerë të tjerë

Liverpul, 6 shkurt 2023 (MIA) - Liverpuli nuk ka ndërmend ta shkarkojë Jurgen Klopin nga posti i trajnerit. Sipas gazetarit Fabricio Romano, drejtuesit e Liverpuli ende e mbështesin 55-vjeçarin gjerman dhe nuk do ta ndryshojnë trajnerin.

Nuk ka negociata me specialistë të tjerë pavarësisht dështimeve të Liverpulit këtë sezon. Liverpul dëshiron të vazhdojë me Klop. Së bashku me të, klubi po përgatitet për afatin kalimtar të verës. Prioriteti i Liverpulit këtë verë do të jetë forcimi i mesfushës. Në këtë zonë, ata duan ta angazhojnë Xhud Bellingem (Borusia Dortmund) ose Mateus Nunesh (Vulverhempton). Klop po punon shumë për të bërë diferencën dhe për ta rikthyer Liverpulin në nivelin më të lartë. Të dyja palët duan të vazhdojnë të punojnë së bashku", tha Romano.

Liverpul aktualisht ndodhet në vendin e 10-të në tabelën e Premier ligës. Klubi është eliminuar si nga FA Cup ashtu edhe nga Kupa e Ligës angleze. "Të kuqët" kanë një fitore dhe katër humbje në shtatë ndeshje të luajtura në 2023. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR