• e mërkurë, 03 korrik 2024

Romano: Lajpcig përparon në përpjekjen për ta marrë Elmasin nga Napoli

Romano: Lajpcig përparon në përpjekjen për ta marrë Elmasin nga Napoli

Romë, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Klubi i Bundesligës Lajpcig është në bisedime në afatin kalimtar të janarit ta angazhojnë futbollistin e Napolit, Elif Elmas, bëri të ditur gazetari dhe njohësi i mirë i futbollit italian, Fabricio Romano. 

Sipas, Romano Lajpcig është në bisedime serioze me Napolin për nënshkrim të mundshëm të përfaqësuesit 24-vjeçar të Maqedonisë dhe tashmë ka një ofertë nga Lajpcigu me vlerë 25 milionë euro.

Gjithashtu, theksohet se Elmasi është i hapur për lëshimin e "Maradonës" dhe se është i gatshëm për një sfid të re vitin e ardhshëm, pasi nuk pati sukses në Napoli të sigurojë një vend në përbërjen startuese.

Elmasi sezon aktual ka 11 paraqitje në Serinë A, duke shënuar dy gola, por ka luajtur vetëm 334 minuta futboll të ekipit të parë në ligë dhe është e lehtë të shihet pse do të dëshironte një ndryshim të klubeve. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR