• e shtunë, 21 dhjetor 2024
Robinjo arrestohet në Brazil

Rio de Zhenerio, 22 mars 2024 (MIA) - Ish futbollisti brazilian Robinjo është arrestuar në Brazil ku do të duhet të vuajë dënimin me nëntë vjet burg për përdhunim.

Siç raporton Bi-bi-si, Robinjo është arrestuar në shtëpinë e tij në Santos.

Gjykata e lartë në Brazil ka vendosur këtë javë që 40 vjeçari, ish lojtar i Real Madridit, Mançester Sitit dhe Milanit patjetër të vuajë dënimin me burg pasi u dënua në Itali me nëntë vjet për pjesëmarrje në një sulm seksual në vitin 2013 përderisa luante për klubin e Milanit.

Gjykata Supreme të enjten ka refuzuar kërkesën për heqjen e paraburgimit.

Qeveria italiane ka insistuar që Robinjo ta vuajë dënimin në Brazil, pasi nuk ka arritur të siguronte ekstradimin e tij.

Robinjo ka lënë pas një karrierë të suksesshme futbollistike në të cilën fitoi trofe të shumta. Ai luajti 100 ndeshje për kombëtaren braziliane nga viti 2003 deri në vitin 2017, sbënoi 28 gola dhe duke fituar dy trofe të Kupën e konfederatës si dhe Kupën e Amerikës. rq/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR