• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rivotohet në shtatë vendvotime, votimi ka filluar me kohë dhe zhvillohet pa probleme

Rivotohet në shtatë vendvotime, votimi ka filluar me kohë dhe zhvillohet pa probleme

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Shtatë vendvotimet në vend ku sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare 2024 janë hapur me kohë, ndërsa votimi po zhvillohet pa probleme.

Rivotimi po zhvillohet në pesë njësi zgjedhore në vendvotimin 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen dhe 1844 në Strugë, ndërsa në gjashtë njësi zgjedhore në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Votimi në vendvotimin 1272 në Komunën e Ohrit ku janë përsëritur zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 8 maj po zhvillohet pa ndërprerje. Siç informojnë nga KKZ-ja, vendvotimi është hapur me kohë, ndërsa procesi zgjedhor po rrjedh në përputhje me procedurat.

Në orën 7 janë hapur katër vendvotimet, dy në komunën e Dollnenit dhe dy në komunën e Krushevës, ku po rivotohet për zgjedhjet parlamentare në njësinë e pestë zgjedhore. Votimi ka filluar pa

Vendvotimi 1272 ndodhet në SHF "Hristo Uzunov" në rrugën "Pitu Guli" në lagjen e Ohrit në mëhallën "Gorna Vllashka". Sipas Listës së vetme zgjedhore, në atë vendvotim ka gjithsej 711 votues, prej të cilëve në zgjedhjet parlamentare të 8 majit kanë votuar 433 persona, pra 60.9 për qind nga trupi votues.

Sipas KKZ-së, gjatë ditës së djeshme ku kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat të cilët mbajnë dënime me burg dhe personat e vendosur në qendrat e përkujdesjes jashtë familjare, pra në VV 1272 në Ohër të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar dy persona të regjistruar me certifikatë të veçantë nga Lista e votuesve.

Me kohë ka filluar dhe votimi i vendvotimin 1844 në Strugë. Zëvendëskryetarja e Komisionit komunal zgjedhor, Despina Vllaqeska për MIA-n informoi se vendvotimi ka qenë i hapur në orën 7 dhe votimi po rrjedh pandërprerë.

"Vendvotimet janë hapur në orën 7 dhe procesi po zhvillohet pa ndonjë ndërprerje", deklaroi Vllaqeska.

Në këtë vendvotim 1844 në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar gjithsej 755 votues, prej të cilëve të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar dje në burgun e Shkupit.

Në vendvotimin numër 2101 në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës, votimi ka filluar me kohë në orën 7, informojnë nga KKZ Zhelinë.

"Rivotim ka vetëm në një vendvotim me numër 2101 në fshatin Llërcë, Komuna e Zhelinës. Votimi ka filluar saktë në orën shtatë dhe po zhvillohet pa probleme Normalisht punon aparati për identifikimin dhe votimi po zhvillohet normalisht", deklaroi Bujar Sulejmani, kryetar i KKZ-së Zhelinë.

Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 993 persona.

Me 22 maj të drejtën e votës kanë shfrytëzuar 48 për qind e votuesve të regjistruar, apo 479 persona prej të cilëve nëntë kishin fletëvotime të pavlefshme.

Në orën 7 janë hapur katër vendvotime, nga dy në komunën e Dollnenit dhe dy në komunën e Krushevës ku po rivotohet për zgjedhjet parlamentare në pesë njësi zgjedhore. Votimi filloi pa probleme, bëjnë të ditur nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Në Krushevë po rivotohet në një vendvotim në vendet e banuara Jakrenovë dhe Buçin, në Jakrenovë është vendvotimi 1202, ndërsa në Buçin 1194. Në të dy vendvotimet gjithsej janë regjistruar 767 banorë me të drejtë vote.

Dje të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 26 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm.

Në Dollnen po rivotohet në dy vendvotime (1470 dhe1470/1) ku gjithsej janë regjistruar 1290 votues. Të dy vendvotimet janë në vendbanimin Debresht. Dje është kryer votimi për 9 persona të sëmurë.

Në këto vendvotime po rivotohet pasi që Komisioni Komunal Zgjedhor ka anuluar votimin, ndërsa Gjykata e administrative e ka konfirmuar këtë vendim. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR