• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rivotimi në Dollnen dhe Krushevë po zhvillohet pa ndërprerje

Rivotimi në Dollnen dhe Krushevë po zhvillohet pa ndërprerje

Prilep, 22 maj 2024 (MIA) - Pa ndërprerje dhe pa probleme po zhvillohet votimi në katër vendvotimet në Dollnen dhe në Krushevë. Në Krushevë në vendvotimet në fshatin Buçin dhe Jakrenovë votojnë gjithsej 767 banorë me të drejtë vote dhe deri në orën 11 votuan: në fshatin Buçin 18,6, ndërsa në Jakrenovë 11,7 për qind.

Në Dollnen është rivotuar në dy vendvotime në fshatin Debreshtë. Nga gjithsej 1290 votues të regjistruar në dy vendvotimet deri në orën 13 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 227 votues ose gjithsej 18 për qind.

"Nuk ka probleme dhe votimi po zhvillohet pa ndërprerje. Pjesëmarrja është më e ulët se në votimin e 8 majit, por kjo kryesisht për shkak se banorët po përdorin motin e mirë për të punuar tokën. Presim që gjatë pasdites të rritet dalja", deklaroi Ivan Nineski, kryetar i KKZ-së Dollnen.

Dje votuan 9 të sëmurë dhe të pafuqishëm në Dollnen dhe 24 në Krushevë. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR