• e hënë, 01 korrik 2024

Rita Ora me bashkëshortin Taika Vaititi arritën në Prishtinë

Rita Ora me bashkëshortin Taika Vaititi arritën në Prishtinë

Prishtinë, 26 nëntor 2023 (MIA) - Këngëtarja shqiptare me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, Rita Ora arriti në mëngjes në Prishtinë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori po ashtu me famë botërore, Taika Vaititi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Çiftin e famshëm bashkëshortor në aeroportin e Prishtinës i ka pritur kryetari i kryeqendrës së Kosovës, Përparim Rama.

Në videon, të cilën e publikoi Rama në profilin e tij në Fejsbuk, shihet si Ora e prek tokën dhe në shqip thotë "Oh Zot, falëminderit".

Duke i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, kryetari i Prishtinës njëheri këngëtares së famshme ia uroi ditëlindjen e 33-të.

"Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje. Momente të paharrueshme na presin bashkë”, ka shkruar Rama, i cili para se të bëhet kryetar i Prishtinës, ka jetuar dhe punuar si arkitekt në Londër, prej ku edhe njihet me Rita Orën dhe familjen e saj. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR