• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova - 61,98%, Stevo Pendarovski - 30,48%

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova - 61,98%, Stevo Pendarovski - 30,48%

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Rezultatet fillestare të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në ueb faqen e vet, tregojnë se nga gati 17 për qind e votave të përpunuara kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 61,98 për qind të votave, ndërsa Stevo Pendarovski nga LSDM ka 30,48 për qind.

Për president në raundin e dytë të votimeve do të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave, nëse për të kanë votuar mbi 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 zgjedhës, të përcaktuar në Kodin zgjedhor dhe 362.864 zgjedhës.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, sonte deklaroi se sipas të dhënave të marra deri në orën 18:30, dalja në zgjedhjet për president të shtetit ka qenë 46,34 për qind.

KSHZ-ja i publikon rezultatet fillestare të votimit në mënyrë elektronike dhe të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet e procesverbalit nga KKZ-ja në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Rezultatet përfundimtare KSHZ-ja i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR