Rexhepi: Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje mbi punën e ASK dhe AZ nuk ishte shtyrë, por anuluar, do të veproj sipas Rregullores
- – Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Agjencisë së Zbulimit, Skender Rexhepi sot në konferencë për media tha se mbledhja e sotme nuk ishte shtyrë, por anuluar dhe paralajmëroi se do të veprojë vetëm sipas Rregullores së Kuvendit.
- Post By Fitore Curri
- 13:55, 5 shtator, 2025
Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) – Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Agjencisë së Zbulimit, Skender Rexhepi sot në konferencë për media tha se mbledhja e sotme nuk ishte shtyrë, por anuluar dhe paralajmëroi se do të veprojë vetëm sipas Rregullores së Kuvendit.
“Sot për pak do të ishim dëshmitarë të një skandali të ri nga ana e kryetarit të Kuvendit, i cili njëjtë si Qeveria, e cila për çdo ditë i shkel edhe Kushtetutën dhe ligjet, duke dashur që të imitojë edhe ata dhe kryetarin e Kuvendit ka dashur të thirr seancë, pa u parashtruar paraprakisht kërkesë te unë si kryetar i Komisionit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare”, tha Rexhepi.
Rregullorja është e qartë, siç tha, sipas nenit 126 të Rregullores unë thërras mbledhje me kërkesë prej një të tretës së anëtarëve të komisionit ose me kërkesë të kryetarit të Komisionit.
“As dje dhe as sot te unë nuk ka ardhur një kërkesë e tillë, as nga Komisioni dhe as nga kryetari i Kuvendit, prandaj seanca e sotme nuk u shty, por u anulua sepse është kundër Rregullores dhe unë do të thërras një mbledhje kur të ketë një kërkesë për një gjë të tillë. Është e trishtueshme që jemi bërë banana shtet, në të cilin të gjithë përgjojnë të gjithë dhe në të cilin të gjithë e dinë këtë. Si mund të ketë një kryeministër informacion të tillë që po përgjohet kur dihet që shërbimet e sigurisë shtetërore kanë informacion të klasifikuar, dihet se në cilin rend të ligjit bëhet publik, dhe për këtë arsye unë nuk do të jem pjesë e një skandali të tillë”, tha Rexhepi, duke theksuar se do të veprojë vetëm në përputhje me Rregulloren.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse nuk i ishte dorëzuar kërkesë, ai deklaroi se dje kishte kontaktuar të gjitha shërbimet, të cilat, siç tha ai, thanë gjithashtu se kishin dorëzuar ankesë në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit se një kërkesë e tillë ishte në kundërshtim me Rregulloren. "Unë kam të drejtë të parashtroj ankesë kundër tij dhe ia kam përcjellë këtë përmes koordinatorit tonë, dhe për këtë arsye ai është dashur ta anulojë seancën e sotme", tha Rexhepi, duke shtuar se nëse mbledhja do të ishte mbajtur sot, ai do të kishte parashtruar kallëzim penal.
I pyetur për certifikatën e sigurisë, Rexhepi tha se për 10 ose 11 muaj ende nuk ka pasur përgjigje se pse ai dhe zëvendësi i tij në komision nuk kanë certifikatë dhe shtoi se nuk ka nevojë për kontrolle. “Në Slloveni, mandati i një deputeti fillon gjithashtu me një certifikatë sigurie. Nuk ka nevojë për kontroll. E njëjta gjë vlente edhe për kryetarin e Kuvendit, ai votoi dhe automatikisht mori certifikatë sigurie, pa u kontrolluar në vendin tonë”, shtoi Rexhepi. fc/
Foto: MIA