• e mërkurë, 15 maj 2024

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut shënon fitore minimale ndaj Ishujve Faroe

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut shënon fitore minimale ndaj Ishujve Faroe

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) – Reprezentacioni në futboll i Maqedonisë së Veriut sonte në ndeshje miqësore ka mposhtur me rezultat minimal prej 1:0 Ishujt Faroe. Shënues i golit të fitores ka qenë Bojan Miovski në minutën e 81-të.

“Verdhekuqtë” në arenën “Todor Proeski” në Shkup kanë pasur më shumë raste, por edhe mysafirët në dy raste janë kanosur seriozisht.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka provuar me disa futbollistë jo standard në kombëtaren.

Reprezentacioni arriti deri në fitoren e dytë radhazi. Të enjten në terrenin nikoqir ata mposhtën Maltën me rezultat 2:1 për kualifikimet për Euro 2024.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR