• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reparti për kirurgji intervenuese kardiovaskulare në Tetovë tejkaloi 10 mijë ndërhyrje

Reparti për kirurgji intervenuese kardiovaskulare në Tetovë tejkaloi 10 mijë ndërhyrje

Tetovë, 16 nëntor 2023 (MIA) - Mbi 10.00 pacientë janë trajtuar në repartin e ndërhyrjeve të kirurgjisë kardiovaskulare pranë Klinikës së Tetovës, kanë informuar sot nga aty në takim me gazetarët.

Ky numër i ndërhyrjeve është bërë për nëntë vjet aq sa edhe ekziston ky repart.

"Kjo është një histori për qytetin, reparti jonë po bëhet qendër e madhe rajonale, kemi pacientë nga e mbarë Maqedonia, kjo është nder. Këtu janë trajtuar mbi 10 mijë pacientë, vijnë me patologji njëvaskulare, kemi plane që vitin e ardhshëm të zgjerohemi duke marrë aparatura të reja. Kjo luftë dhe histori e mirë për qytetin do të vazhdojë dhe kjo do të jetë një nxitje për brezat e rinj që të vazhdojnë punën. Kemi rritje të numrit të pacientëve. Para shtatë vitesh kemi punuar me pacientë dhe mbi 70 për qind e tyre kanë qenë nga Tetova, tani 30 për qind janë nga Tetova, të tjerët janë nga qytetet tjera. Numri i pacientëve nga Tetova mbetet i njëjtë, por tani kemi më shumë pacientë. Kemi një plan me drejtorin që të punësojmë më shumë staf mjekësor. Kjo qendër funksionon edhe si qendër edukative", ka thënë mjeku Valon Asani.

Përveç betejës për shëndetin e pacientëve, stafi përballet edhe me një sfidë personale për ta ruajtur një organizëm të shëndetshëm. Arsyeja është vëllimi i punës dhe stafit të paktë mjekësor, pra janë dhe më të ekspozuar ndaj rrezatimit.

"Ne tani kemi pajisjen më të fundit, e cila ndryshe nga pajisjet e tjera ka më pak rrezatim. Pra kemi matje, kujdesemi që të mos ekspozohemi shumë para rrezikut. Rrobat duhet të ndërrohen sepse grumbullojnë edhe rrezatim. Pothuajse të gjithë ata që punojnë në këtë profesion i kanë këto probleme. Besoj se jemi këtu për pacientët dhe pacientët duhet të na trajtojnë më mirë dhe të jenë më të kuptueshëm. Besoni se ka shumë punë, ka rrezatim", ka theksuar në konferencën për media mjeku Valon Asani.

Sipas udhëheqësit të repartit lista e pritjeve te ta është ulur në më pak se tre ditë. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR