• e premte, 05 dhjetor 2025

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Shkup, 1 maj 2025 (MIA) - SPB Shkup njofton se sot me fillim në orën 11:00, për shkak të mbajtjes së protestës, Njësia për siguri në trafikun rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion.

"Protesta është paraparë të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rr. 'Mirçe Acev' me lëvizje në të djathtë nëpër rr. 'Filipi i Dytë i Maqedonisë', në të djathtë nëpër rr.'11 Tteori', drejt nëpër rr.'Dimitrie Çupovski', në të djathtë nëpër rr.'Vasill Gllavinov', drejt nëpër bul.'VMRO', në të djathtë nëpër bul.'Ilinden' deri para Qeverisë së RMV-së", kumtoi MPB.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhrat që do t'i japin nëpunësit policorë. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR