• e premte, 28 qershor 2024

Regjim i posaçëm i trafikut për shkak të garës "Vozit drejt, vozit shëndetshëm"

Regjim i posaçëm i trafikut për shkak të garës

Shkup, 1 qershor 2024 (MIA) - SPB Shkup i njofton qytetarët se nesër nga ora 11:00 deri në 12:00, për shkak të mbajtjes së garës me biçikleta, rolera,  trotinetë, garë të fëmijëve, si dhe garë të prindërve me karroca për fëmijë, të quajtur si "Vozit drejtë, vozit shëndetshëm", nga ana e Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët ku do të qarkullojnë pjesëmarrësit.

Pozicioni fillestar i garës është nga Porta "Maqedonia, në të djathtë përgjatë rr. "Dimitrie Çupovski", në të djathtë nëpër rr. "Vasil Glavinov", drejtë nëpër bul. "VMRO", në të majtë nëpër bul, "Ilinden", deri te udhëkryqi me rr. "Naum Naumovski Borçe"-Parku i qytetit, te permendorja e Goce Dellçevit.

SPB Shkup apelon te qytetarët t'i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR