• e diel, 22 dhjetor 2024

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të vizitës së Ramës

Regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të vizitës së Ramës

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar Edi Rama. 

 Për trafik do të jenë të mbyllura bulevardet  “Aleksandri i Maqedonisë”, “Goce Dellçev”,  “Klimenti i Ohrit”, "Bellasica",  “Mitropoliti Teodesij Golloganov” dhe "Orce Nikollov", si dhe një pjesë e rrugës “Franklin Ruzvelt”.

 Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët t'i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë, me qëllim të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në trafik. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR