Regjim i posaçëm i komunikacionit në një pjesë të qytetit të Shkupit për shkak të derdhjes së lumit Markova Reka
- Për shkak të reshjeve të dendura në territorin e qytetit të Shkupit dhe derdhjes së lumit Markova Reka nga shtrati i tij, ende është e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet rruga lokale f.Lisiçe e Epërme –Lisiçe e Poshtme, si dhe hyrja në f.Batincë.
- Post By Besnik Shuki
- 09:57, 2 prill, 2025

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Për shkak të reshjeve të dendura në territorin e qytetit të Shkupit dhe derdhjes së lumit Markova Reka nga shtrati i tij, ende është e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet rruga lokale f.Lisiçe e Epërme –Lisiçe e Poshtme, si dhe hyrja në f.Batincë.
Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor po merr masa për regjim të posaçëm qarkullimi, informuan në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.
SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat e dhëna nga nëpunësit policorë. bsh/
Foto: Fejsbuk faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme