• e premte, 28 qershor 2024

Recital i pianistit Dino Imeri në Filarmoni

Recital i pianistit Dino Imeri në Filarmoni

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Në sallën e madhe të Filarmonisë sonte do të performojë pianisti Dino Imeri. Koncerti është quajtur "Isharet", ndërsa në program janë vepra nga De Fala, Mompu, Ravel dhe Bize.

Dino Imeri (1990) është një nga pianistët më të njohur të Maqedonisë së Veriut. Ai interpreton në skena prestigjioze anembanë botës si i ftuar i orkestrave më të mira, si artist recital dhe si muzikant kamertal. Ai ka performuar në Austri, Itali, Francë, Kroaci, Serbi, Bullgari (ka qenë mysafir rekord pesë herë në tre sezone në Filarmoninë e Sofjes, duke performuar gjithashtu një recital me vepra të autorëve maqedonas në Sofje si pjesë e ciklit "Muzika e Evropës - Maqedoni"), Slloveni etj

Krahas aktivitetit me koncerte, Imeri është nënshkruar në disa edicione për kompani diskografike prestigjioze duke përfshirë "Dino Imeri LIVE" (2010, Piano Plage France), "Reflections" (2020, PMG Jazz), "Passions" (Con:tempo, 2021) etj. mb/

Foto: Filarmoni

 

QËNDRONI TË LIDHUR