• e diel, 22 dhjetor 2024

Reali e tejkaloi Mançester Sitin në listën e klubeve më fitimprurëse

Reali e tejkaloi Mançester Sitin në listën e klubeve më fitimprurëse

Londër, 25 janar 2024 (MIA) - Real Madridi e tejkaloi Mançester Sitin në renditjen e klubeve më fitimprurëse të futbollit në fund të sezonit  2022/23, njoftoi "Deloitte".

Të ardhurat e klubit madrilen janë 831 milionë euro, që është për 118 milionë euro më shumë se në krahasim me sezonin 2021/22.

Klubi spanjoll u gjet në krye të listës për herë të parë pas sezonit 2017/18. Rritja e të ardhurave ishte nxitur nga performancat e fuqishme të shitjes me pakicë, vizitës së rritur në stadiume dhe rinovimin e të ardhurave nga sponzorizimi pas lehtësimit të kufizimeve për koronavirus. 

Real Madridi e tejkaloi Mançester Sitin (826 milionë euro). Vijojnë PSZH (802 milionë euro), Barcelona (800 milionë euro) dhe Mançester Junajted (746 milionë euro). 

Në kampionatin spanjoll, Reali monentalisht është në vendin e 2-të me një pikë më pak se lideri Zhirona. fc/bsh/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR