Reali dhe Arbeloa kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm
- Real Madridi e emëroi Alvaro Arbeloan për trajner të ri. Arbeloa do të mund të mbetet në krye të Realit edhe sezonin e ardhshëm.
- Post By Besnik Shuki
- 14:24, 14 janar, 2026
Madrid, 14 janar 2026 (MIA) - Real Madridi e emëroi Alvaro Arbeloan për trajner të ri. Arbeloa do të mund të mbetet në krye të Realit edhe sezonin e ardhshëm.
Arbeloa (42) e ka ndërmarër ekipin të hënën, pas largimit të Çabi Alonsos nga funksioni trajner kryesor.
Sipas gazetës madrilene "Marka", Arbeloa ka nënshkruar kontratë, e cila vlen deri nga fundi i sezonit 2026/2027.
Megjithatë, ai do të mbetet në pozitën e tij të tanishme edhe pas përfundimit të sezonit vijues, nëse udhëheqësia e klubit vendos se objektivat e klubit të vendosura për të janë arritur.
Reali i Madridit është i dyti në La Liga, me 45 pikë pas 19 ndeshjeve, katër pikë pas liderit Barcelonës. bsh/
Foto: EPA