Reali dëshiron ta blejë Halandin nëse Vinisiusi shitet në verë
- Reali ka kontaktuar me përfaqësues të sulmuesit të Mançester sitit, Erling Haland, për të vlerësuar mundësinë e transferimit të tij në klubin spanjoll, raportoi "Caught Offside".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:11, 11 tetor, 2025
Madrid, 11 tetor 2025 (MIA) - Reali ka kontaktuar me përfaqësues të sulmuesit të Mançester sitit, Erling Haland, për të vlerësuar mundësinë e transferimit të tij në klubin spanjoll, raportoi "Caught Offside".
Sipas burimit, "Los Blankos" mund ta shesin sulmuesin Vinisius te një klub i paidentifikuar në Arabinë Saudite për 250 milionë euro këtë verë. Real Madridi synon të përdorë të ardhurat nga kjo marrëveshje për të blerë Halandin.
Në të njëjtën kohë, vihet re se Mançester siti nuk ka plane për ta shitur 25-vjeçarin norvegjez. Pavarësisht kësaj, Real Madridi nuk po heq dorë nga ideja e transferimit të tij.
Halandi është në Mançester siti që nga vera e vitit 2022. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri në verën e vitit 2034.
Foto: EPA