• e premte, 05 dhjetor 2025

Real Madridi më i fortë me Mbapen kundër Juventusit

Real Madridi më i fortë me Mbapen kundër Juventusit

Orlando, 1 korrik 2025 (MIA) – Sulmuesi francez Kilian Mbape me gjasë do të debutojë në Kupën e botës për klube në ndeshjen e Real Madridit kundër Juventusit në 1/8-ën e finales, raportuan sot agjencitë botërore.

"Ekziston një mundësi e madhe", tha trajneri i Realit, Çabi Alonso, në konferencën për shtyp, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse Mbape i cili humbi të tre ndeshjet e fazës së grupeve për shkak të gastroenteritit akut do të ishte në skuadër.

Real Madridi kundër Juventusit do të jetë më i fortë edhe falë Dani Karvahalit dhe Eder Militaos, të cilët gjithashtu janë rikuperuar nga lëndimet.

"Edhe Dani dhe Eder janë rikthyer pas një rikuperimi të gjatë. Është pozitive për ta dhe për të gjithë ekipin që të ndiejnë se janë afër", ka thënë Alonso.

"Në këtë fazë, të gjithë - titullarë apo rezervë - kanë një rol të rëndësishëm", ka thënë strategu i Real Madridit.

FOTO: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR