Real Madridi ia cakton çmimin Rodrigos
- Real Madridi po shqyrton mundësitë e shitjes së sulmuesit Rodrigo gjatë afatit kalimtar të verës, bën të ditur "Relevo".
- Post By Fami Bajrami
- 17:37, 4 maj, 2025
Madrid, 4 maj 2025 (MIA) - Real Madridi po shqyrton mundësitë e shitjes së sulmuesit Rodrigo gjatë afatit kalimtar të verës, bën të ditur "Relevo".
Sipas kësaj, klubi madrilen është i gatshëm të dëgjojë oferta që fillojnë nga 100 milionë euro.
Mançester Siti dhe Arsenali janë të interesuar për brazilianin 24-vjeçar. Para largimit të mundshëm, Rodrigo dëshiron të flasë me Çabi Alonson i cili mund të marrë drejtimin e Real Madridit për të kuptuar se cili do të jetë roli i tij në ekip.
Kontrata e Rodrigos skadon verën e vitit 2028. Portali "Transfermarkt" vlerëson lojtarin në 100 milionë euro.
Këtë sezon ai ka shënuar 13 gola dhe 10 asiste në gjithsej 50 ndeshje.
Foto: arkivi