Real Madridi i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Rodrin
- Real Madridi është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Mançester Sitit, Rodri raporton "Mundo deportivo".
- Post By Fami Bajrami
- 11:14, 24 korrik, 2025
Madrid, 24 korrik 2025 (MIA) - Real Madridi është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Mançester Sitit, Rodri raporton "Mundo deportivo".
Sipas portalit sportiv spanjoll, Real Madridi është gati të paguajë 100 milionë euro për transferimin e futbollistit 29-vjeçar.
Njëherësh, "Los blankos" pranojnë se do të jetë shumë e vështirë të nënshkruajnë me fituesin e Topit të artë.
Madje, Mançester Siti nuk është i interesuar ta shesë Rodrin para fillimit të sezonit 2025/26.
Në sezonin 2024/25, spanjolli luajti vetëm katër ndeshje për Mançester Sitin në të gjitha garat për shkak të një dëmtimi. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Portali Transfermarkt e vlerëson Rodrin në 110 milionë euro.
Foto: EPA