Real Madridi fiton Superkupën, Ançeloti barazohet me Zidanin për nga numri i trofeve
- Real Madridi mbrëmë në Riad e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 4:1 në finalen e Superkupës së Spanjës.
- Post By Fami Bajrami
- 08:15, 15 janar, 2024
Riad, 15 janar 2024 (MIA) - Real Madridi mbrëmë në Riad e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 4:1 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Për trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti ky është trofeu i 11-të me klubin. Gjashtëdhjetë e katër vjeçari italian është barazuar me Zinedin Zidanin për trofetë e fituara me “klubin mbretëror”.
Trajneri më me trofe në historinë e Real Madridit është Miguel Munoz i cili ka gjithsej 14.
Real Madridi fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 13-të në histori. Barcelona mban rekordin e turneut me 14 trofe.
Foto: Fejsbuk Real Madrid