• e hënë, 08 korrik 2024

Real Madridi do t'i ofrojë Krosit vazhdim të marrëveshjes për një vit

Real Madridi do t'i ofrojë Krosit  vazhdim të marrëveshjes për një vit

 Madrid, 31 janar 2024 (MIA)  - Reprezentuesi gjerman i futbollit Toni Krosi mund ta vazhdojë marrëveshjen me Realin.

 Klubi madrilen ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re me mesfushorin 34-vjeçar për një periudhë prej një sezoni, raportoi gazetari Francisko Hoze Delgado. "Mbretërit" nuk kanë ndërmend të nënshkruajnë me mesfushorë të rinj.

Gjermani tashmë disa sezone paralajmëron pensijomin, por Ançelotti e bind se është i rëndësishëm për ekipin.

 Krosi luan për Real Madridin që nga viti 2014 dhe marrëveshja e tij është deri në fund të sezonit aktual.

 Në pjesën aktuale të sezonit, Krosi ka shënuar një gol dhe është krijues i shtatë asistimeve.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR