Reali është gati ta shesë Rodrigon për 100 milionë euro
- Real Madridi është gati të shqyrtojë ofertat për sulmuesin Rodrigo.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:19, 19 korrik, 2025
Madrid, 19 korrik 2025 (MIA) - Real Madridi është gati të shqyrtojë ofertat për sulmuesin Rodrigo.
Sipas insajderit Fabricio Romano, klubi madrilen mund të bjerë dakord ta shesë lojtarin për 100 milionë euro. Vendimi për t'u larguar mund të merret nga vetë lojtari.
Interes për Rodrigon tregojnë Arsenali dhe Liverpuli.
Rodrigo ka luajtur 270 ndeshje për Realin, ka shënuar 68 gola dhe duke dhënë 51 asistime. Kontrata e tij me klubin skadon në verën e vitit 2028.
Foto: EPA