• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Reagime nga Kina në lidhje me tarifat nga SHBA prej 104 për qind ndaj mallrave kineze

Reagime nga Kina në lidhje me tarifat  nga SHBA prej 104 për qind ndaj mallrave kineze

 Pekin, 9 prill 2025 (MIA) - Kanë filluar të vijnë reagimet e para zyrtare nga Kina lidhur me tarifat amerikane prej 104 për qind të vendosura ndaj mallrave kineze.

 "SHBA vazhdon t'i keqpërdorë tarifat për të bërë presion  ndaj Kinës. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë formë të sjelljes së dhunshme", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Lin Xhian në një konferencë e sotme për shtyp.

 Ai shtoi se nëse SHBA vërtet dëshiron t'i zgjidhë problemet përmes dialogut dhe negociatave, duhet të marrë një "pozicion të barazisë, respektit dhe përfitimit reciprok".

 "Kina do të vazhdojë të marrë masa të vendosura dhe efektive për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj", tha Lin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR