• e hënë, 23 dhjetor 2024

Reagim i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për raportin e Freedom House

Reagim i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për raportin e Freedom House

Tetovë, 11 prill 2024

Si ta lexojmë raportin e Freedom House, ku vlerësohet se Maqedoninë e ka kapluar korrupsioni?

Ja një shpjegim: BDI-ja po premton kinse do të shtrojë rrugë nëpër fshatra e malësi të Pollogut. Por 22 vite pse nuk i shtruan rrugët? Ne e morëm Tetovën nga BDI, pa investime sepse investimet ishin vjedhur. Ky është korrupsioni i BDI-së, i Aliut, Artanit dhe Bujarit, që na kanë lënë pa zhvillim dhe pa rrugë.

Rrugët dhe zhvillimin do t’i sjellë koalicioni VLEN dhe presidenti Taravari.

T’i themi boll më korrupsionit, boll më BDI-së!

Kryetari i Lëvizjes BESA, Billal Kasami

_____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR