Raporti nga mjekësia ligjore për Vanja Gjorçevskën nuk është dorëzuar zyrtarisht deri në prokurori
- Prokuroria Publike sot njoftoi se raporti nga Instituti i mjeksisë ligjore për Vanja Gjorçevskan nuk është dorëzuar zyrtarisht në prokurori.

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Prokuroria publike sot njoftoi se raporti nga Instituti i mjekësisë ligjore për Vanja Gjorçevskën nuk është dorëzuar zyrtarisht në prokurori.
Nga prokuroria theksojnë se është në fazën e grumbullimit të të gjitha provave rreth hetimit për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski.
I dyshuari për vrasjen e Gjorçevskës dhe të Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Panço është në një burg ekstradimi në Turqi. qa/ab/
Foto: Arkivi i MIA-s