• e mërkurë, 18 dhjetor 2024

Rama: Shqipëria dhe zyrtarisht anëtare e Qendrës evropiane kundër kërcënimeve hibride në Helsinki

Rama: Shqipëria dhe zyrtarisht anëtare e Qendrës evropiane kundër kërcënimeve hibride në Helsinki

Tiranë, 14 qershor 2024 (MIA) - Shqipëria dhe zyrtarisht është anëtare e Qendrës Evropiane kundër kërcënimeve hibride në Helsinki, publikoi në rrjetet sociale kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai shprehet se me anëtarësimin kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së dhe NATO-s në këtë organizatë, për të mundësuar kështu qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, dezinformimit dhe manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja".

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani dje e ka dorëzuar njoftimin deri tek drejtori Teija Tiilikainen. Hasani vlerësoi se “së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin euroatlantik".

"Jemi të lumtur që i bashkohemi CoE hibride e cila tani përfshin të gjithë aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së. Kjo nënkupton një hap shumë të rëndësishëm përpara për Shqipërinë dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në misionin e rëndësishëm të Qendrës", tha ai.

Në emër të CoE hibride Tillikainen tha se Shqipëria do të ndihmojë Qendrën të përmbushë mandatin e saj në luftën kundër kërcënimeve hibride.

Qendra Evropiane kundër kërcënimeve hibride është një qendër ndërkombëtare dhe e pavarur e bazuar në rrjet për praktikuesit dhe ekspertët me qendër në Helsinki. Ai punon ngushtë me BE-në dhe NATO-n.

Përveç Shqipërisë e cila është anëtarja e 36-të, në Qendrën bëjnë pjesë edhe Austria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, ndeërsa përfshinë edhe Francën, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Islandën, Irlandën, Italinë, Letoninë, pastaj Lituania, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. rq/

Foto: FB Rama

 

QËNDRONI TË LIDHUR