• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama: Ngjarja në Beograd është jashtëzakonisht e trishtueshme, ngushëllime familjeve, popullit dhe autoriteteve serbe

Rama: Ngjarja në Beograd është jashtëzakonisht e trishtueshme, ngushëllime familjeve, popullit dhe autoriteteve serbe

Tiranë, 3 maj 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Beograd, ku nëntë persona, nga të cilët tetë nxënës, u vranë nga të shtënat në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar".

Rama shprehu ngushëllime të thella për familjet e viktimave, si dhe popullin dhe autoritetet serbe dhe të lënduarve u dëshiroi shërim të shpejtë.

"Është shumë e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme në shkollën në Beograd. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. Të lënduarve në këtë ngjarje tragjike u uroj shërim sa më të shpejtë, shprehet ai në një postim në rrjetet sociale.

Rama shton se "këto janë ato momente në jetë kur të gjithë e kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqia. U prehshin në paqe ata që vdiqën". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR