• e shtunë, 31 gusht 2024

Rama: Kurti dhe unë kemi të njëjtin synim - të bashkojmë shqiptarët, por qasja jonë është e ndryshme

Rama: Kurti dhe unë kemi të njëjtin synim - të bashkojmë shqiptarët, por qasja jonë është e ndryshme

Beograd, 17 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë “qasje të ndryshme ndaj Serbisë”, por që të dy kanë të njëjtin synim – bashkimin e shqiptarëve, transmeton Beta, duke iu referuar KosSev.

Rama tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të kërkojë falje dhe në fund të dialogut me Serbinë shqiptarët të “bashkohen” dhe se duhet ta bëjnë këtë.

“Ne vërtet kemi një marrëdhënie shumë të mirë, takimet tona janë frymëzuese, humor i shkëlqyer, qeshim shumë. Ne kemi qasje të ndryshme ndaj Serbisë, por të njëjtin qëllim”, tha Rama në TV Klan.

Rama e tha këtë pasi kryeministri i Kosovës i tha vetëm një ditë më parë se nuk duhet t'i besojë presidentit serb Aleksandar Vuçiq

Pyetjes së një gazetari “a do të bashkohen shqiptarët”, Rama tha se duhet ta bëjnë këtë.

“Shqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që Albini dëshiron të njëjtën gjë, por unë mendoj ndryshe për rrugën për të arritur atje, Albini mendon ndryshe. Por Albini është kryeministër i Kosovës dhe duhet të zgjedhë, i uroj më të mirat dhe ta kuptojë se mund ta kem gabim”, tha Rama. sa/

 

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR