Rama e ka kritikuar politikën e Britanisë së Madhe për shkak të deportimit në vendet e treta të njerëzve të cilëve kërkesat për azil u janë refuzuar
- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot ka drejtuar kritika ndaj politikës së Britanisë së Madhe për shkak të deportimit në vendet e treta të njerëzve të cilëve kërkesat për azil u janë refuzuar.
Tiranë, 26 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot ka drejtuar kritika ndaj politikës së Britanisë së Madhe për shkak të deportimit në vendet e treta të njerëzve të cilëve kërkesat për azil u janë refuzuar.
Rama e akuzoi qeverinë e kryeministrit britanik Kir Starmer se kërkon "qendra për arrestimin e emigrantëve", duke bërë presion për krijimin e "qendrave të kthimit" në vende të treta për strehimin e azil kërkuesve që janë refuzuar.
Starmer konfirmoi në samitin në Tiranë muajin e kaluar se Britania e Madhe është në bisedime me vendet e tjera për një plan të tillë, por nuk tregoi cilat.
Rama në intervistën për "Guardian" konfirmoi se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e skemës "sepse jemi lojal në martesën tonë me Italinë", edhe pse gjykata në Romë vazhdimisht i bllokon deportimet.
"Fakti që kjo jo vetëm që është e mundur, por edhe se po ndodh sot, nuk është për shkak se Kir Starmer ose Rishi Sunak bënë diçka skandaloze, por sepse vendi është në një situatë shumë të errët," tha ai, raportuan mediat shqiptare.
Ai shtoi se diskursi për emigrantët dhe azil kërkuesit që aktualisht dominojnë në Britaninë e Madhe "do të ishte i papranueshëm" para Bregzit.
Rama tha se Starmer është "një person shumë i nderuar dhe i mrekullueshëm" dhe e bëri të qartë se kryeministri britanik nuk ka kërkuar publikisht që Shqipëria të bashkohet në skemë.
Sipas "Guardian", me qeverinë konservatore të mëparshme në Britaninë e Madhe, Londra dhe Tirana nënshkruan një deklaratë të përbashkët dhe formuan një grup pune për të luftuar migracionin e paligjshëm, pas së cilës nga Britania e Madhe më shumë se 1,000 qytetarë shqiptarë u kthyen në vend.
Megjithatë, ai shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve shpesh kanë qenë të tensionuara për shkak të retorikës së politikanëve mbi atë se si azil kërkuesit shqiptarë "po e sulmojnë" Britaninë e Madhe. qa/