Rënie prej tre vende për reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në rang listën e FIFA-s
- Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll është renditur në vendin e 68-të në rang listën më të re të Federatës botërore të Futbollit (FIFA) të publikuar sot e para në vitin 2024.
- Post By Fami Bajrami
- 12:15, 15 shkurt, 2024

Cyrih, 15 shkurt 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll është renditur në vendin e 68-të në rang listën më të re të Federatës botërore të Futbollit (FIFA) të publikuar sot e para në vitin 2024.
"Kuq e verdhtë" kanë të njëjtat pika (1362.17) si në renditjen e mëparshme (dhjetor 2024) kur ishin në vendin e 65-të, por janë kaluar nga disa kombëtare që patën paraqitje të suksesshme në Kupën e Kombeve Afrikane 2024.
Nga kundërshtarët e futbollit të Maqedonisë në ligën e Kombeve, Armenia gjendet në vendin 94, Ishujt Faroe në pozitën e 135-të, ndërsa Letonia në vendin e 136-të.
Në Top 10-shin nuk ka ndryshime. Kësisoj kryeson Argjentina para Francës, Anglisë, Belgjikës, Brazilit, Holandës, Portugalisë, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë. rq/
Foto: MIA