Qyteti i Shkupit: Paraqitje për persona anonim për shkak të tentimit për sabotim dhe shkatërrim të pronës publike
- Qyteti i Shkupit së bashku me komuant Karposh sot parashtruan paraqitje kundër kryesit të panjohur për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe sabotimit pasi që në të ashtuquajturin "Ura hekurudhore" në bulevardin "Vasill Çakallarov", në komunat Karposh, gjatë natës me qëllim janë prerë dhe dëmtuar kabllo elektrike dhe të komunikimit.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:06, 19 maj, 2023
Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit së bashku me komuant Karposh sot parashtruan paraqitje kundër kryesit të panjohur për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe sabotimit pasi që në të ashtuquajturin "Ura hekurudhore" në bulevardin "Vasill Çakallarov", në komunat Karposh, gjatë natës me qëllim janë prerë dhe dëmtuar kabllo elektrike dhe të komunikimit.
"Nuk dëshirojmë të besojmë se bëhet fjalë për sabotim të qëllimshëm të shkaktuar nga agjenda politike, por, nëse gjykojmë sipas reagimeve të partive politike të cialt e politizuan edhe zjarrin në urën 'Bellasica' me spekulime dhe shkaktime të pasigurisë së përgjithshme dhe panikut tek qytetarët, konkludimi është shqetësues", ceket në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë institucioneve t'i ndërmarrin të gjtiha masat e domosdoshme në mënyrë që të parandalohet dukuria e këtillë, si dhe të gjithë faktorëve politik të mos nxisin sjellje të këtilla". ab/
Foto: Qyteti i Shkupi