Siljanovska-Davkova, Misajllovski dhe Llafçiski në shoqërim të fundvitit me paqeruajtësit e vendit tonë dhe familjet e tyre
- Presidentja dhe komandantja supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko llafçiski sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec përmes lidhjes video konferenciale biseduan me paqeruajtësit e vendit tonë në misionet dhe operacionet paqësore jashtë vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:38, 28 dhjetor, 2024
Shkup, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja dhe komandantja supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko llafçiski sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec përmes lidhjes video konferenciale biseduan me paqeruajtësit e vendit tonë në misionet dhe operacionet paqësore jashtë vendit.
Në prani të rreth njëqind anëtarëve të familjeve të paqeruajtësve, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se është krenare për pjesëtarët e Armatës të cilët ndodhen në misione paqeruajtëse, por është akoma më krenare për familjet dhe fëmijët e tyre.
"Me të vërtetë, e falënderoj shumë ministrin e Mbrojtjes, sepse kjo që po ndodhë këtu na bashkon me prindërit e tyre dhe mendoj se nuk do të ketë më krenarë se ata për baballarët e tyre në misione", tha Siljanovska-Davkova.
Ajo i porositi paqeruajtësit ta përfundojnë punën në mënyrë profesionale dhe të disiplinuar dhe të kthehen shëndoshë e mirë.
Shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Llafçiski porositi se në këtë ngjarje tradicionale familjet e paqeruajtësve kanë mundësi të shohin se si Armata kujdeset për paqeruajtësit e vet.
Përmes lidhjes video konferenciale folën edhe përfaqësuesit e Armatës së vendit tonë të cilët kryejnë detyra në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, operacionin e BE-së në BeH, ALTEA, misionin e OKB-së në Liban, UNIFIL dhe forcat multinacionale të NATO-s në Bullgari dhe Rumani.
Aktiviteti i fundvitit u rrumbullakësua me arritjen tradicionale të Baba Dimrit me helikopter dhe ndarje të pakove për fëmijët e pjesëtarëve të Armatës dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes. ab/
Foto: Ministria e Mbrojtjes