• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qytetarët para zgjedhjes së presidentit - Siljanovska Davkova lufton për mandat të parë, ndërsa Pendarovski për mandat të dytë

Qytetarët para zgjedhjes së presidentit - Siljanovska Davkova lufton për mandat të parë, ndërsa Pendarovski për mandat të dytë

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Kandidatë për president të ri të shtetit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM. Votimi është të mërkurën më 8 maj, paralelisht me zgjedhjet parlamentare. 

Për president do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë shumicën e votave nga votuesit që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se 40 për qind e votuesve. Nëse edhe në rrethin e dytë të votimit asnjë nga kandidatët nuk e fiton shumicën e nevojshme të votave, përsëritet e gjithë procedura e zgjedhjeve. 

Nëse përmbushet censusi dhe zgjidhet presidenti i shtetit, inaugurimi i tij duhet të bëhet më 12 maj. 

Më 24 prill, në rrethin e parë të zgjedhjeve, Siljanovska Davkova fitoi 363.085 vota, ndërsa Pendarovski 180.499 vota. Në zgjedhje kishte gjithsej shtatë kandidatë. Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 48,38 për qind gjegjësisht në votim dolën 828.402 votues nga gjithsej 1.814.317 të regjistruar në Listën Zgjedhore. 

Sipas Kodit Zgjedhor, nëse në rrethin e parë të zgjedhjeve asnjë kandidat për president të Republikës nuk e ka marrë shumicën e nevojshme të votave, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë morën më së shumti vota. Rrethi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve nga përfundimi i rrethit të parë të votimit. 

Para marrjes së detyrës, siç është bërë e ditur në Kodin Zgjedhor, më së voni deri në afatin prej dhjetë ditëve nga dita e publikimit të rezultateve përfundimtare, por jo më herët se dita e përfundimit të mandatit të presidentit paraprak, presidenti i Republikës jep dhe nënshkruan deklaratë solemne para Kuvendit, në të cilën thuhet:

"Deklaroj se funksionin president i Republikës së Maqedonisë do ta kryej me vetëdije dhe përgjegjësi, do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë". 

 Електронското гласаење на изборите но и продолжување на часот за гласање на изборниот ден се добри за разгледување, доколку и опозицијата се согласи за тавиот начин на избори, порача вечерва

Votuesit më 8 maj do të munden vetëm një herë të shkojnë në vendvotim dhe të deklarohen për dy llojet e zgjedhjeve ose të votojnë vetëm për zgjedhjet presidenciale ose parlamentare. Identifikimi do të bëhet me të a.q. aparate fingerprint. 

Nesër (7 maj) për zgjedhjet presidenciale votojnë mërgimtarët, përderisa edhe për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve dhe dy persona të zhvendosur. 

Votimi të mërkurën, më 8 maj, në 3480 vendvotime fillon në orën 7 ndërsa përfundon në orën 19. Rezultatet e votimit pritet të dihen më së voni deri në mesnatë. 

Kjo është hera e dytë Siljanovska Davkova dhe Pendarovski të jenë kundërkandidatë në zgjedhjet për president të shtetit. Në zgjedhjet e kaluara presidenciale në rrethin e dytë të zgjedhjeve fitoi Pendarovski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR