• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Zjarr aktiv në Makedonski Brod, një nën kontroll, 14 janë shuar

QMK: Zjarr aktiv në Makedonski Brod, një nën kontroll, 14 janë shuar

Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) - Deri në orën 7:00 në territorin e tërë vendit ka 16 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave njëri është aktiv. Ai është zjarri në territorin e komunës Makedonski Brod, në rajonin e jasenit, ku është kapluar pyll i përzier.

Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), nën kontroll është zjarri në komunën e Kërçovës, mes fshatrave Çellopeci dhe Miokazi, ku është djegur pyll i përzier.

Janë shuar 14 zjarre, prej të cilëve dy në komunën e Kumanovës, si dhe në komunat Bosillovë, Vrapçisht, Tetovë, Koçan, Resnjë, Novo Sellë, krushevë, Tearcë dhe Prilep.

Nga rajoni i Shkupit, janë shuar zjarret në komunën e Sarajit, afër fshatrave Radushë dhe Sfillare dhe në fshatin Shishovë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë, komuna e Haraçinës. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR