• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ndezjes së zjarrit në ambiente të hapura

QMK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ndezjes së zjarrit në ambiente të hapura

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ndezjes së zjarrit në ambiente të hapura për Ditën ndërkombëtare të punës - 1 Majit.

"Për festën e 1 Majit tradicionalisht qytetarët dalin në natyrë dhe në vende pikniku. Bëjmë thirrje për kujdes gjatë ndezjes së zjarrit në ambiente të hapura për festën e 1 majit, si edhe çdoherë kur qëndrohet në natyrë. Nëse ndizet zjarr në ambient të hapur gjatë piknikut, atje ku nuk ka vende të posaçme për zjarr, ajo të bëhet me kujdes dhe para largimit nga vendi, detyrimisht të shuhet zjarri", thonë nga QMK. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR