• e shtunë, 27 korrik 2024

QMK: Tre zjarre në ambient të hapur, në një fushë gjendet granatë

QMK: Tre zjarre në ambient të hapur, në një fushë gjendet granatë

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Tre zjarre në ambient të hapur janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, si dhe është raportuar për një granatë të gjetur në një fushë pranë rrugës së vjetër Gradsko - Negotinë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Një deponi është djegur në komunën Qendër në afërsi të lokalitetit 'Autopoligon' nën Kala. Bimësia e ulët është djegur në afërsi të fshatit Orizar e epërme të Komunës së Manastirit. Ndërkohë është djegur sanë në rajonin e fshatit Peshirovë komunë e Sveti Nikollës", sqarojnë nga QMK-ja, duke shtuar se të gjitha zjarret janë shuar.

Pasdite në numrin 112 është marrë raport për gjetjen e granatës.

"Ajo ka qenë në 50 metra mbrapa kompanisë "Gulf BS", tek rruga e vjetër Gradsko drejt Negotinës. Denoncuesi e ka gjetur në fushën e tij. Pas koordinimit të djeshëm të QMK-së me subjektet e Sistemit për menaxhim me kriza, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar një inspektor dhe një teknik i krim- teknikës nga SP - Kavadar për sigurimin e tij. Mjetet e pashpërthyera do të largohen në mënyrë të sigurt gjatë ditës", kanë bëtë të ditur nga QMK-ja.

Nga atje rekomandojnë që në raste të tilla qytetarët të mos lëvizin, por të lajmërohen në numrin e vetëm të emergjencës - 112 në Qendër.

Gjithsej 1.377 thirrje në 112 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

"Prej tyre, "reale" - 62,16 për qind, ndërsa 37,84 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. 56,89 për qind e thirrjeve janë bërë drejt policisë - 38,67 për qind, ndërsa drejt Shërbimit të urgjencës mjekësore, ndërsa drejt zjarrfikësve 3,11 për qind nga thirrjet reale, thuhet në kumtesën e sotme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR