QMK: Tre zjarre aktive nga 33 në ambiente të hapura në 24 orët e fundit
- Aktive janë tre zjarre në ambiente të hapura nga gjithsej 33 të regjistruara në 24 orët e fundit në territorin e vendit, deri në orën tetë të mëngjesit. Dy janë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
- Post By Arta Bunjaku
- 09:28, 13 gusht, 2025
Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) - Aktive janë tre zjarre në ambiente të hapura nga gjithsej 33 të regjistruara në 24 orët e fundit në territorin e vendit, deri në orën tetë të mëngjesit. Dy janë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Nga tre zjarret aktive, siç ceket, dy janë nët erritorin e komunës Makedonski Brod, ndërsa një është në rajonin e Sarajit. Në Jasen po digjet pyll i përzier, ndërsa në territorin e fshatit Krapa janë djegur vegjetacion i ulët dhe pyll me drunj të shkurtë. Zjarri në territorin e komunës së Sarajit është në rajonin e fshatit Radushë drejt fshatit Dvorce. Atje po digjet vegjetacioni i ulët.
Nën kontroll është vendosur zjarri në atarin e fshatit Nerav, vend i quajtur "Biljino", komuna e kriva Pallankës, ku është djegur vegjetacioni i ulët dhe pylli. Zjarri i dytë i vënë nën kontroll është në territorin e komunës së Kërçovës, në rajonin e fshatit Çellopeci, nëdrkaq është djegur vegjetacion i ulët. ab/
foto: МIА arkivi