Gjashtë automjete zjarrfikëse, dy helikopterë edhe një er-traktor e shuajnë zjarrin në Trubarevë
- Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) pasdite informoi se po e ndjek gjendjen me zjarrin në lagjen Trubarevë të Shkupit, Komuna Gazi Babë. Në terren për momentin është drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
Shkup, 13 shtator 2025 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) pasdite informoi se po e ndjek gjendjen me zjarrin në lagjen Trubarevë të Shkupit, Komuna Gazi Babë. Në terren për momentin është drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
"Gjatë ditës, në orën 13:38, përmes numrit të vetëm numrit të vetëm të emergjencës 112 u raportua një zjarr në një stallë të destinuar për ruajtjen e materialeve elektrike të mbeturinave. Zjarri shpejt shkaktoi tym të zi të dendur dhe u përhap në disa ndërtesa përreth. Menjëherë vendosa koordinim me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe informova shërbimet kompetente për situatën në terren, duke marrë udhëzime për veprime të mëtejshme", deklaron Ali.

Nga an e operatorit EVN është kërkuar ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në mënyrë që të mundësohej shuarja e sigurt e zjarrit, përfshirë edhe përdorimin e mjeteve të aviacionit.
"Në terren janë gjashtë automjete zjarrfikëse nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, me më shumë se dhjetë zjarrfikës, si dhe disa automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Përveç kësaj, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, një helikopter i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një Er-traktor Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në terren janë dërguar edhe ekipe mjekësore të urgjencës", informoi Ali.
Foto: QMK