• e enjte, 04 dhjetor 2025

QMK: Për shuajrjen e zjarrit në "Drislla" nuk mund të veprojë er-traktor për shkak të rrezikut për përhapje të mëtutjeshme të zjarrit

QMK: Për shuajrjen e zjarrit në

Shkup, 9 shtator 2025 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) sonte kumtoi se nga ora 15:15 po shuhen mbeturinat e djegura në deponinë "Drislla" në fshatin "Batinci", komuna e Studeniçanit dhe se Brigada për mbrojtje zjarrfikëse intervenon me dy automjete dhe pesë zjarrfikës.

Në mënyrë shtesë është dërguar edhe një er-traktor për të ndihmuar në shuarjen dhe të pengojë përhapjen eventuale të zjarrit drejt pyllit me pisha.

"Piloti i er-traktorit tha se bëhet fjalë për djegien e pjesës qendrore të deponisë dhe se çdo hedhje e ujit nga lartësia mund në mënyrë shtesë ta përhap zjarrin dhe të shkaktojë djegie të vatrave tjera anësore. Ai nuk e konfirmoi mundësinë për zgjerimin e zjarrit drejt pyllit me pisha dhe është udhëzuar të veprojë në zjarret në Karadakun e Shkupit", kumtoi QMK. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR