• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Një fëmijë i sëmurë është transportuar me helikopter nga Ohri në Stamboll

QMK:  Një fëmijë i sëmurë është transportuar me helikopter nga Ohri në Stamboll

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) njoftoi se mëngjesin e sotëm një fëmijë tetë vjeçar është transportuar me helikopter në spitalin "Parku Mjekësor" në Stamboll të Turqisë, për një operacion në shtyllën kurrizore.

Transporti është realizuar me një helikopter të MPB-së i cili ka pajisje transportuese mjekësore, ndërsa fëmija tashmë është vendosur në Qendrën Mjekësore në Stamboll dhe për një kohë të shkurtër helikopteri do të kthehet në bazën në Shkup.

"Më datë 13 maj 2024, përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 në QMK, ndërsa më pas me email në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, është dërguar kërkesë nga prindi i fëmijës për transport nga Ohri deri në spitalin në Stamboll.  Fëmija që u transportua me helikopter kishte probleme motorike, nuk mund të ecë në mënyrë të pavarur, nuk flet dhe ka një lakim të lartë të shtyllës kurrizore, mbi 80 për qind. Për shkak të problemeve të përmendura shëndetësore, transporti afatgjatë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e fëmijës. Nëse merret parasysh se ky operacion në shtyllën kurrizore ishte një nga operacionet e vështira dhe të rrezikshme, dhe shërimi pas operacionit është afatgjatë dhe shumë i vështirë, veçanërisht në një gjendje të tillë, është vërtetuar se një lloj tjetër transporti me një kohëzgjatje të tillë është shumë i rrezikshëm për jetën e vajzës", citon QMK.

Pas dërgimit të kërkesës në QMK, në koordinim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kërkesa ka marrë përgjigje pozitive. sa/

foto: Arkivi  i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR