• e premte, 22 nëntor 2024

QMK: Një blegtor sulmohet nga ariu në malin Mukos në atarin e fshatit Omoran

QMK: Një blegtor sulmohet nga ariu në malin Mukos në atarin e fshatit Omoran

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza informoi se ka pasur sulm të rrezikshëm nga një ari ndaj një personi 61-vjeçar në malin Mukos, në vendin "Seça" në atarin e fshatit Omoran në territorin e Komunës së Çashkës, që ka përfunduar vetëm me lëndime të lehta (në shpinë dhe trup) dhe kafshime (në të dy këmbët, një më serioz), ndërsa ka mundur të jetë edhe me pasoja fatale.

Të afërmit e kanë informuar QMK-në, ndërsa i lënduari ka qenë nën stres të madh.

"Gjatë kontaktit të cilin e ka pasur me të afërmit, nuk ka mundur të komunikojë. Blegtori gjatë sulmit nga ariu ka arritur, në mënyrë instiktive, pas rrëzimit të tij në tokë, me këmbë të mbrohet, ndërsa e kanë mbrojtur edhe dy qentë e tij më të vegjël. Me këtë rast, ai vetëm u lëndua, ndërsa situata ka qenë serioze, pasi ariu gjatë sulmit ka tentuar ta kapë dhe ta kafshojë në bark, gjë që ka mundur të përfundojë me pasoja fatale", informuan të afërmit për QMK.

Pas sulmit, 61-vjeçari deri ka pasur forcë, është kthyer në “kasollen” e tij, së bashku me tufën e lopëve, por aty për shkak të dobësisë, ka humbur vetëdijen dhe me siguri nga tronditja e pësuar nuk është paraqitur menjëherë për ndihmë, me ç'rast kaloi një ditë në kasollë.

Të afërmit e kanë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Veles - reparti kirurgjik, ku i është ofruar ndihma adekuate mjekësore. bsh/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR