• e martë, 24 dhjetor 2024

QMK: Një ari ka mbytur dhe ka ngrënë dele në Raven të Gostivarit

QMK: Një ari ka mbytur dhe ka ngrënë dele në Raven të Gostivarit

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Në numrin e emergjencës - 112, mbrëmë është paraqitur sulm nga një ari ndaj deleve në komunën e Gostivarit, informojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Është marrë raport në orën 20:45, për dele të mbytura dhe të ngrëna në fshatin Raven. Denoncuesi informoi se të martën, një ari ka mbytur dhe ngrënë gjashtë dele të tij. Fusha, ku ka ruajtur kopenë, ishte në periferi të fshatit Raven. Pas denoncimit në QMK, në terren kanë dalë nga SP- Gostivar, njofton QMK.

Siç shtojnë, pas konstatimit të gjendjes në terren, do të ndërmerren hapat e ardhshme nga ministritë kompetente, institucionet, ndërmarrjet publike dhe nga vetëqeverisja lokale. rq/bsh/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR