• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Nga gjithsej tetë zjarre në ambiente të hapura, aktive janë katër

QMK: Nga gjithsej tetë zjarre në ambiente të hapura, aktive janë katër

Shkup, 10 gusht 2025 (MIA) - Në territorin e vendit sot deri në orën 13 ka gjithsej tetë zjarre në ambiente të hapura, prje të cilave aktive janë katër dhe janë shuar katër zjarre, informoi Qendra për menaxhim me kriza.

Aktive janë zjarret në Parkun nacional Jasen në komunën Makedonski Brod, më pas zjarri në fshatin Ramanli në Komunën Kumanovë, zkarri në deponinë në atarin e fshatit Buçin në Komunën e Krushevës dhe zjarri mes fshatrave Kopanicë dhe Rashçe në Komunën e Sarajit.

Janë shuar zjarret mes fshatrave Bixhevë dhe Livadhi në Komunën e Strugës, afër fshatit Balindol në Komunën e Gostivarit, afër rrugës Gjevgjeli - Bogdanci në Komunën e Gjevgjelisë dhe afër fshatit Erxheli në komunën e Sveti Nikoles. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR