• e premte, 27 shtator 2024

QMK: Nënte zjarre aktive, 25 të shuara

QMK: Nënte zjarre aktive, 25 të shuara

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit kishte gjithsej 40 zjarre, prej të cilave 25 janë shuar dhe gjashtë janë vënë nën kontroll. Nëntë zjarre janë aktive, dy prej të cilave janë në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Sllatinë dhe afër fshatrave Tazevë - Breznicë dhe NP "Jasen", në Demir Hisar, Çashkë, Petrovec, Studeniçan, Kërçovë, Dibër dhe Ohër, kumtoi sot Qendra për Menaxhimin e Zjarrit (QMK).

Zjarri është vënë nën kontroll në fshatin Negorc të Gjevgjelisë, ku digjej një pyll me kërcell të ulët dhe pyll me pisha në komunën e Kërçovës, afër fshatit Zajas dhe Baçishtë, ku është përfshirë një pyll i përzier, dhe në komunën e Koçanit, afër fshatit të quajtur Panagjur, afër vendpushimeve Ponikva, ku digjej një pyll  me pisha.

Nën kontroll është vënë edhe zjarri në komunën Makedonski Brod, afër fshatit Sllatinë, në komunën Plasnicë, afër fshatit Plasnicë zjarri është shuar, ndërsa në fshatin Latovë ende digjet. Nën kontroll është vënë edhe zjarri në deponinë në Dellçevë, ku digjeshin mbeturina.

QMK informoi se janë shuar katër zjarre në komunën Studeniçan. I pari në vendin e quajtur Dreshnicë mbi fshatin Batincë, i dytë afër fshatrave  Ramni Gaber dhe Vërtakicë, i tretë afër fshatit Vërzhallë dhe i fundi afër fshatit Koliçani poshtëm.

Katë zjarre janë shuar edhe në territorin e komunës Gazë Babë. Njëri në restaurantin "La Tana", dy në rrugën "Pero Nakov", njëri prej të cilëve në afërsi të tregut me shumicë "Kvantashki" dhe në fshatin Stajkovc, pranë një ferme ku digjet bimësi e ulët.

Është shuar edhe zjarrin në komunën Ilinden, në afërsi të fshatit Ajvatovc, në komunën Haraçinë, në afërsi të fshatit Haraçinë, në komunën Çuçer Sandevë, në Bllacë të Epërme.

Zjarre të shuara ka edhe në territorin e komunave Prilep, në fshatin Lenishtë, në komunën Dojarn dhe Bogdanc, në fshatin Furka në Bogdanc, në fshatin Negotinë dhe pranë varrezave Mllaki në komunën Gostivar, në komunën Berovë, në vendin e quajtur Shushlevac, në komunën Bërvenicë pranë fshatit Miletino.

Në komunën Radovish është shuar zjarri në fshatrat Podaresh dhe Jargulicë, në komunën Dibër, afër fshatit Banjishtë, në komunën Kumanovë, në afërsi të fshatrave Çerkez dhe Romanovc, në komunën Kriva Pallankë, në Konopnicë. Tre zjarre janë shuar në komunën e Strugës, te fshatrat Kalishtë, Vranishtë dhe Veleshtë dhe në komunën Dellçevë, në fshatin Poletë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR