• e premte, 30 gusht 2024

QMK: Nëntë zjarre në ambient hapur në të gjithë vendin deri në orën 14

QMK: Nëntë zjarre në ambient hapur në të gjithë vendin deri në orën 14

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Deri sot në orën 14:00, kishte gjithsej nëntë zjarre në ambient të hapur. Prej tyre, pesë janë aktualisht aktive, një është nën kontroll dhe tre janë shuar, kumtoi Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).

Në komunën e Çashkës digjet një pyll i përzier, një pyll me pisha është djegur në një territor të vreshtave, ndërsa në rajonin e Shtipit digjet pylli me kërcell të ulët dhe bari i thatë.

Dy zjarret e fundit aktive janë në komunën e Studeniçanit. Njëra është mbi fshatin Uji i Kuq, në afërsi të vendit të quajtur “Kërsta”, është djegur bimësi e ulët dhe pyll me kërcell të ulët. Tjetri është në mes të fshatrave Koliçan I Epërt dhe Ljubosh, afër gurores së Vërtekicës, ku zjarri përfshiu bimësinë e ulët.

Nën kontroll, sipas kumtesës, është zjarri në malin Galiçicë në territorin e komunave Ohër dhe Resnjë.

Janë shuar tre zjarre - një në përmendoren e Kumanovës dhe dy në territorin e komunës së Strugës. Në të tre vendet digjej bari i thatë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR